Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Errësirë në qytetin e dritave”... Një dekadë mes komunitetit më të madh të të pastrehëve në botë

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 17:36 | Fotolajme

Një fotograf i cili kaloi një dekadë në lagjen famëkeqe të të pastrehëve në Los Anxhelos, ka zbuluar më në fund produktin e punë së tij, duke treguar një prej anëve më të errëta të qytetit të dritave.

Në një kontrast të dukshëm me shkëlqimin e Hollivudit, lagja e njohur si “Skid Row” është shtëpia e më shumë se 5000 personave, të gjithë pjesë e një prej shtresave më të margjinalizuara të shoqërisë amerikane.

Fotografi që njihet me nofkën “Suitcase Joe”, ka kaluar vite duke fotografuar të pastrehët që jetojnë nëpër tenda, dhe tashmë ka publikuar librin me fotografi, të titulluar “Kampionët e trotuarit”. Përgjatë viteve, Joe u miqësua me anëtarët e komunitetit, më i madhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë lejuar të dëshmojë në vet të parë jetën e tyre të përditshme.

Disa prej imazheve tregojnë jetën e vështirë të pastrehëve, shpesh përdorues droge, por edhe mungesën e kushteve higjienike, aq të rëndësishme sidomos në vitin e fundit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani