Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I dënuar me 5 vjet burg në Torino, arrestohet në Dibër

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 09:12 | Kronikë
I dënuar me 5 vjet burg në Torino, arrestohet në Dibër

Policia Kufitare e Bllatës në Dibër ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Kështu, falë bashkëpunimit me strukturat e Hetimit të Krimit në Dibër është arrestuar me qëllim ekstradimi 41-vjeçari, Kleant Keshi alias Gentjan Hysa.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyrë shtetërore”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë