Itali, hiqen përsëri termat “baba” dhe “nënë” te kartat e identitetit për të miturit

Itali hiqen përsëri termat “baba” dhe “nënë” te kartat e identitetit për të miturit 1100x620

Italia do të heqë përsëri termat “nënë” dhe “baba” në kartat e identitetit tek të miturit nën 14 vjeç dhe do të rivendosë termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, Kështu citohet të ketë thënë ministrja e Brendshme, Liciana Lamorgese.

Termat “prindi 1” dhe “prindi 2” ishin hequr nga kartat e identitetit kur postin e ministrit të Brendshëm e mbante Matteo Salvini. “Do të mbrojmë familjen natyrale të themeluar nga bashkimi i një burri dhe një gruaje”, pati thënë asokohe Salvini, duke shkaktuar reagime. Për herë të parë, termat “baba” dhe “nënë” ishin hequr nga kartat e identitetit të të miturve nën 14 vjeç, në vitin 2015 nga qeveria Renzi.

“Ky vendim ka sjellë kritika të mëdha pasi nuk mbron të drejtën e privatësisë të të miturve, në rastet ku prindërit nuk i përkasin asnjë prej dy gjinive”, tha ministrja Lamorgese në fjalën e saj.