“Jam rritur duke u larë në Shkumbin”, Rudina Hajdari shpall kandidaturën në Elbasan

rudina hajdari 1100x620

Rudina Hajdari ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në qarkun e Elbasanit, nën siglën e Nismës Thurje. “Zgjodha Elbasanin, jo vetëm se jam rritur duke u larë në lumin Shkumbin, por sepse së bashku me shumë të rinj e të reja ne besojmë se mund të sjellim një ndryshim të vërtetë. Besojmë se Elbasani nuk mund të vazhdojë të jetë një qendër e krimit të organizuar e as të damkoset si i tillë. Besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale larg ndotjes dhe mungesës së kujdesit për shëndetin, siç ndodh deri më sot. Besojmë se qarku i Elbasanit ka një potencial të madh për t’u kthyer në një qendër të rëndësishme turistike”, tha ish-deputetja e Partisë Demokratike. “Kjo betejë mes të resë dhe të vjetrës sapo ka nisur dhe fundi dihet: ne do të fitojmë, ata do të humbasin”.

Hajdari shpjegon edhe pse vendosi të kthehet në Shqipëri, për t’u marrë me politikë. “Për dy arsye kryesore. E para: për të ndjekur rrugën e tim ati, i cili e deshi aq shumë këtë vend, saqë dha edhe jetën në shërbim të tij. Dhe e dyta: për të reflektuar në politikën shqiptare ato vlera dhe parime me të cilat u mbrujta gjatë shkollimit dhe punësimit tim në SHBA.

Njoftimi për kandidim në Qarkun e Elbasanit

Miq, dua t'ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen. Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim. Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.Eja bashkohemi!Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!Ju falenderoj nga zemra 🤗

Posted by Rudina Hajdari on Thursday, January 14, 2021