Jep sqarime për dialogun, Hoti: Kushtetuta, territori dhe njohja reciproke janë bazë

KR HOTI ZGJEDHJET PANDEMIA frame 499 1100x620

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, ka sqaruar qytetarët lidhur me dialogun për Serbinë, pasi sipas tij po thuhen gjëra të pavërteta. Ai pohon se në negociata ka hyrë me parime të qartë.

Hoti nënvizon se udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet kushtetuta e Kosovës. “Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm; Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket. Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive. Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, shkruan Hoti në një status në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu, shton se këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe siguron se nuk do të ketë lëvizje nga këto qëndrime.