Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Meta: Po përjetojmë një erozion demografik

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 12:36 | Politikë
Meta: Po përjetojmë një erozion demografik

Presidenti Ilir Meta mori pjesë këtë të enjte në një tryezë ku u diskutua në lidhje me shpopullimin e vendit. Meta u shpreh se Shqipëria po përjeton një erozion demografik, siç e quajti ai.

“Doja të falënderoja të gjithë profesorët dhe ekspertët që kontribuuan në këtë panel me mendimet, idetë, statistikat e tyre.

Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar statistikave bindëse”, tha Meta.

Më tej, Presidenti theksoi se ky fenomen ka ardhur si pasojë e kërcënimit të perspektivës kombëtare.

“Në këtë drejtim theksoj rëndësinë e disa problemeve të cilat edhe ju i përmendet më parë.

Kjo situatë ka të bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend.

Është intensifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani