Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mori 800 mijë lekë nga familjarët e pacientes me Covid, lihet në burg Tire Alldervishi

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 10:39 | Kronikë
Mori 800 mijë lekë nga familjarët e pacientes me Covid, lihet

Gjykata la në arrest me burg sanitaren e spitalit "Shefqet Ndroqi", Tire Alldervishi, e cila u arrestua një ditë më parë për marrjen e 800 mijë lekëve të reja.

58-vjeçarja akuzohet për mashtrim të pacientëve më shumë se një herë. Shuma e parave ishte marrë nga familjarët e një pacienteje, për shërbimet ndaj nënës së tyre, që ishte e shtruar në spitalin Covid-2, e cila humbi jetën pas 28 ditësh luftë më këtë sëmundje.

Sipas prokurorisë, hetime janë duke u kryer edhe për veprimtarinë e punonjësve të tjerë të Spitalit, pasi ka dyshime nga aktet e deritanishme që mund të kemi një skemë të mirëfilltë zhvatje.

Deri më tani, nuk ka persona konkretë nën hetim, por do verifikohen nëse është veprimtari më e gjerë. Kjo për faktin se, bazuar edhe nga mënyra se si komunikonte 59-vjeçarja dhe kërkesat për vlera monetare të ndryshme.

Pamjet e transmetuara nga emisioni “Stop” tregonin rrëfimin e vajzës së të ndjerës dhe mesazhet që shkëmbente me sanitaren, e cila prezantohej si infermiere.

Ndërkaq, për këtë rast reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila e ka shkarkuar sanitaren dhe kërkon hetimin deri në fund të këtij rasti.

Vetë stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” e ka cilësuar si çnjerëzor veprimin e sanitares dhe siguron qytetarët që shërbimi mjekësor do të ofrohet me përkushtim dhe cilësi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë