“Pema e jetës” formohet në një liqen pas stuhisë

Pamja e pabesueshme e një ”Peme jete” është shfaqur, ndërsa formohet në burimet natyrore të një liqeni.

Fotografi, Derry Moroney, mbeti i mahnitur kur për herë të parë kapi imazhet me dron në liqenin Cakora, dy orë në jug të Gjirit të Bajronit në Uellsin e Ri Jugor.

Fotot që të lënë pa frymë kanë shtangur njerëzit në të gjithë botën dhe i kanë sjellë famë fotografit dhe qytetit të vogël të Brooms Heads.

Ky fenomen i pabesueshëm mendohet të jetë shkaktuar nga një fushë e mbjellë me pemë çaji që ndodhej shumë pranë burimeve të liqenit dhe që u godit nga një stuhi.