Përplasen dy makina para ambasadës italiane në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë para godinës së ambasadës italiane në Tiranë.

Dy makina, një BMW dhe një Skoda, janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar mbi trotuar, duke prishur kangjellat para hyrjes së godinës.

Një prej shoferëve, mbeti i lënduar dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit.

Incidenti ka shkaktuar trafik në rrugën “Papa Gjon Pali II”…

Në përditësim….