Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Snapchat mbyll përgjithmonë llogarinë e Trump

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 12:33 | Bota
Snapchat mbyll përgjithmonë llogarinë e Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është bllokuar përgjithmonë nga Snapchat, sipas një deklarate nga platforma.

"Në interes të sigurisë publike dhe bazuar në përpjekjet e Trump për të përhapur dezinformata, gjuhë urrejtjeje dhe nxitur dhunë, të cilat janë shkelje të qarta të udhëzimeve tona, ne kemi marrë vendimin për të bllokuar llogarinë e tij në mënyrë të përhershme", njofton kompania.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan u censurua nga kompanitë e mëdha teknologjike, si Facebook, Twitter dhe Youtube.

Javën e kaluar, Facebook tha se do të bllokonte llogarinë e Trump për pjesën e mbetur të mandatit të tij në detyrë dhe ndoshta për një kohë të pacaktuar.

Ndërkaq, Twitter, megafoni i preferuar i Trump në internet, vendosi të pezullojë përgjithmonë llogarinë e tij, për nxitjen e asaj që u kthye në një kryengritje të dhunshme në Kapitol.

Në fund të listës iu shtua YouTube, që deklaroi se po pezullon kanalin e Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu