Vriten 5 civilë në një shpërthim me bombë në Algjeri

algjeri 1100x620

Pesë persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën kur një bombë artizanale shpërtheu në Algjerinë Lindore të enjten, raportoi ministria e Mbrojtjes algjeriane.

Viktimat ishin në një automjet kur ndodhi shpërthimi në Provincën Tebessa, rreth 573 km nga kryeqyteti, Algjer, tha ministria në një deklaratë, pa dhënë detaje të tjera.

Ministria e Mbrojtjes algjeriane komunikoi gjithashtu në një deklaratë, eliminimin e një xhihadisti në rajonin e afërt Khenchela, por që nuk bëhet e ditur nëse të dyja ngjarjet kanë lidhje mes tyre.

Dhuna është më e rrallë tani në vendin e Afrikës Veriore që kur autoritetet përfunduan një luftë në vitet 1990 me islamikë të armatosur në një konflikt që vrau 200 mijë njerëz.

Por, Al Kaeda në Magrebin Islamik dhe grupe të vogla islamike, aleate të Shtetit Islamik, kanë qenë aktivë në zona të thella.