Zyrtarizohet bashkëpunimi, Osmani dhe Kurti në zgjedhje me listë të përbashkët

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti zyrtarizuan bashkëpunimin dhe njoftuan se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë në një listë të përbashkët. Të dy u shprehën të bindur për fitore, teksa premtuan ndryshime të rëndësishme për jetën e qytetarëve.

“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Sot, në Kuvend, në tempullin e demokracisë ju njoftojmë për bashkimin tonë që shkon përtej bashkimit rreth një liste. Është bashkëpunim rreth një kauze që ka për qëllim një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi politike e gabuar. Lista jonë do të flasë me zërin tuaj”, tha Vjosa Osmani.

Ndërsa Albin Kurti u shpreh “Ne e kemi presidenten. Ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. E ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje referendum duhet të rilegjitimojmë këtë. Sigurisht që kemi shumë punë përpara, por edhe një fitore të madhe. Do të shërbejmë me përulësi për progresin e qytetarëve”.