Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Anne Hathaway: Më thërrisni si të doni, por jo në emrin tim

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 10:31 | Showbiz

Anne Hathaway, nuk e pëlqen emrin e saj, madje iu kërkoi njerëzve ta thërrasin si të duan, por jo “Anne”.

Aktorja rrëfeu se kur ishte 14 vjeç, bëri një reklamë dhe iu desh të merrte një kartë që tregonte anëtarësimin në kompani. Ajo dha emrin e saj, por nuk e mendoi se njerëzit do e thërrisnin ashtu, gjithë jetën.

“Emri im është Anne Hathaway. Kështu që dukej zgjidhja më e mirë, por nuk e mendova se njerëzit do të më quanin Anne. I vetmi person që më thotë Anne është mamaja ime dhe vetëm kur është me nerva. E kam fjalën, shumë me nerva. Kështu që sa herë njerëzit më thonë emrin në publik, unë mendoj se po më bërtasin. Çfarë? Çfarë bëra? Mendoj me vete”, tha ajo në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

Kështu, aktorja bëri thirrje që ta thërrasin me pseudonimin e saj, Annie, ose si të duan, përveçse me emrin e saj të vërtetë.

“Më quani Annie. Të gjithë, ju lutem më quani Annie. Njerëzit më quajnë zonjusha H, ose më thërrasin Hath, kështu që ndihuni të lirë, më thërrisni si të doni, por jo Anne”, është shprehur aktorja.

Anne Hathaway, është bërë e njohur falë roleve të njohura në disa filma ikonikë, ku spikat roli i Mia Thermopolis si princesha e Genovias, Andy te “The Devil Wears Prada” dhe White Queen te “Alice in Wonderland”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani