Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Arat me grurë kthehen në “liqen”, fermerët në Torovicë: Këtë vit s’ka prodhim

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 15:15 | Aktualitet
Arat me grurë kthehen në “liqen”, fermerët në

Këtë vit, Tonin Shkëmbi nuk do të ketë grurë për të shitur. Ai kishte planifikuar që të nxirrte si prodhim të paktën 400 kuintal grurë, por përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar gjithçka në tokat e tij.

Tregtia e grurit është e vetmja e ardhur bazë ekonomike për familjen e Toninit. Në fshatin Torovicë të Lezhës dëmet në tokat bujqësore janë katastrofike. Të gjitha kultivimet e fermerëve janë në ujë.

Edhe Luigj Vushaj nuk do të ketë këtë vit prodhim të grurit. Reshjet e shiut kanë dëmtuar parcelat e tij dhe të bashkëfshatarëve.

Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së bashkive, thotë se dëmet në bujqësi mund të ishin minimizuar nëse pushteti vendor do të kishte investuar më tepër në kanalet kulluese dhe forcimin e argjinaturave.

Kryesisht në Veri, reshjet e shumta të shiut gjunjëzuan ekonominë e fermerëve. Të njëjtin fat mund të kishin pasur edhe disa fermerë në fshatrat e Vlorës dhe Fierit, por niveli i Vjosës fatmirësisht nuk u rrit.

https://a2news.com/2021/01/15/rama-shqiperia-sot-e-punon-token-kemi-numer-rekord-eksportesh-bujqesore/
https://a2news.com/2021/01/15/bilanci-i-permbytjeve-rama-deme-shume-here-me-te-vogla-per-shkak-te-punes-se-perditshme/
https://a2news.com/2021/01/13/torovica-nen-uje-e-balte-disa-familje-braktisin-banesat-te-tjere-presin-te-ikin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë