Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bora mbulon vendin, probleme me energjinë elektrike, por jo me qarkullimin

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 11:02 | Aktualitet
Bora mbulon vendin, probleme me energjinë elektrike, por jo me qarkullimin

Ndonëse reshjet e dëborës kanë pushtuar rreth 80 % të territorit, rrugët nacionale janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

Megjithatë autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit të pajisen me gomat e dimrit dhe zinxhirë.

Probleme raportohen në veri të vendit ku disa fshatra vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Sheqerasi, Sovjani dhe zona e Gorës në Kukës nuk kanë drita prej disa kohësh. Oboti që vetëm një javë më parë u pushtua nga uji, sot vijon të jetojë ditë të vështira.

Grupet e punës së OSHE-së raportojnë se po punohet edhe në fidrin e Pogradecit që ka probleme dhe ka lënë pa energji edhe fshatrat përreth.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani