Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dëborë në Librazhd dhe Qafë Thanë, disa fshatra pa energji elektrike

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 09:09 | Aktualitet
Dëborë në Librazhd dhe Qafë Thanë, disa fshatra pa

Në qarkun Elbasan, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje dëbore në zonat malore.

Në zonat malore të Librazhdit si Stebleva, trashësia ka arritur nga 10-15 cm. Ndërsa, në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri në 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut ka pasur pjesërisht reshje të dobëta shiu.

Akset e prekura nga bora janë Elbasan-Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe aksi Librazhd-Steblevë ku nga Klenja në Zgosh, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Nga firmat kontraktuese janë marrë masat për normalizimin e situatës duke përdorur kripë e skorie. Qarkullimi nuk është ndërprerë në këto akse dhe vijon normalisht.

Edhe furnizmi me energji elektrike vijon normalisht, përveç disa fshatrave si Rrajcë, Qukës si dhe linja që furnizon fshatin Lin në Pogradec dhe zonën e Mokrës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani