Dy vite nëpër botë për të fotografuar albinët

Një fotografe italiane, për dy vite me radhë, ka udhëtuar nëpër botë duke fotografuar albinët, në një përpjekje për të nxjerrë në pah diskriminimin që ekziston ende ndaj tyre në shumë pjesë të botës.

Silvia Alessi, 44, nga Bergamo, fotografoi këta persona nga e gjithë bota për një projekt të sajin, për të cilin u inspirua nga një postim në Instagram.