Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Identifikimi biometrik, KQZ kualifikon ofertën e kompanisë së vetme pjesëmarrëse në tender

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 13:30 | Aktualitet
Identifikimi biometrik, KQZ kualifikon ofertën e kompanisë së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të nisë negociatat mes kompanisë Smartmatic International Holding B.V, për ngritjen e sistemit të identifikimit biometrik të zgjedhësve, në zgjedhjet e 25 prillit.

Kompania në fjalë ishte e vetmja pjesëmarrëse në tender, pasi 5 kompani të tjera u tërhoqën nga gara.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese. Nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve”, thotë KQZ në një njoftim për mediat.

Në një prononcim të mëparshëm për A2, nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku, deklaroi se paraqitja e vetëm një oferte e ngushton mundësinë duke pasur parasysh që kemi fazën e kualifikimit. Megjithatë, ajo shtoi se pavarësisht se në garë ishte vetëm një kompani, KQZ nuk është në fazën për të pasur një plan B në rast se procedura e prokurimit nuk rezulton e suksesshme.

Kompania e cila synon të bëjë identifikimin e zgjedhësve, më 25 prill, është Smartmatic dhe ka kërkuar rreth 16 milionë euro për implementimin e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit.

Por, kjo kompani nuk është e panjohur në Shqipëri. Në datën 18 nëntor 2019, pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kjo kompani ka bërë demonstrimin e pajisjeve teknologjike, qoftë për identifikimin, ashtu edhe për votimin dhe numërimin elektronik.

E njëjta kompani ka zhvilluar gjithashtu takime me partitë kryesore politike, si edhe procesin zgjedhor brenda vetë PS-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani