Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nga votimi elektronik, te dekriminalizimi, Yuri Kim takohet me kreun e KQZ

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 15:23 | Aktualitet
Nga votimi elektronik, te dekriminalizimi, Yuri Kim takohet me kreun e KQZ

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, zhvilloi një takim këtë të premte me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Takimi është bërë i ditur nga Celibashi, i cili ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ndërsa bashkëngjitur shkruan se përgatitja për zgjedhjet e 25 prillit ka qenë fokus i këtij takimi.

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumentet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës dhe mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në takim e sotëm në KQZ. Së bashku me nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ”.

Ndërkohë, në një deklaratë, ambasada e SHBA bëri të ditur ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.

Ambasadorja nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.

Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi.

Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë