Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Superkupa e Spanjës, Bilbao eliminon Real Madridin, në finale kundër Barças

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 07:55 | Futboll
Superkupa e Spanjës, Bilbao eliminon Real Madridin, në finale

Nuk ka “El Clasico” në finalen e Superkupës së Spanjës. Real Madridi u mposht në gjysmëfinale nga Athletic Bilbao dhe tashmë është skuadra baske ajo që sfidon Barcelonën për trofeun.

Golat nuk tregojnë gjithçka nga kjo përballje. Real Madrid ishte më kërkues në fushë, por fati këtë herë nuk ishte në krahun e madrilenëve.

Mesfushori veteran Raul Garcia shënoi dy herë pjesën e parë e më pas Bilbao u mundua me çdo mënyrë të ruante avantazhin e artë.

Në pjesë e dytë, galaktikët ndezin motorët rezervë dhe hidhen tërisht në sulm edhe sepse nuk kishin se çfarë të humbisnin. Real u ndal dy herë nga trau i portës ndërkohë që realizoi edhe në dy raste të tjera, por në pozicion të parregullt.

Përpjekjet e shumta sollën golin e Benzema, por jo një të dytë që mund të dërgonte ndeshjen në shtesë e që mund të ndryshonte fatin e takimit.

Në këtë mënyrë, Athletic Bilbao mund Real Madridin dhe nis të mendojë për finalen e 17 janarit kundër Barcelonës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu