Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Wayne Rooney tërhiqet zyrtarisht nga futbolli

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 17:11 | Futboll

Wayne Rooney, futbollisti-trajner i Derby County, ka njoftuar tërheqjen e tij zyrtare nga futbolli i luajtur, për t’u përqendruar në karrierën e tij si trajner.

35-vjeçari, ish-sulmues i Manchester United dhe kombëtares angleze, nënshkroi një kontratë të re me Derby, deri në vitin 2023. Pas firmosjes së saj, ai njoftoi se nuk do të luajë më futboll, por do të jetë vetëm trajner.

Rooney është golashënuesi më i mirë i historisë së United, me 253 gola në 559 ndeshje. Ai luajti me “Djajtë e Kuq” plot 13 sezone, ku fitoi 5 tituj kampion në Angli, një FA Cup, 3 Kupa Lige, një Champions League dhe një Europa League.

Me Anglinë, Rooney shënoi 53 gola në 120 ndeshje, por nuk arriti dot të fitonte një trofe me “Tre Luanët”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu