Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Abuzimet me çmimet, tregu farmaceutik dhe spitalor nën vëzhgim këtë vit

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 17:33 | Ekonomi
Abuzimet me çmimet, tregu farmaceutik dhe spitalor nën vëzhgim

Tregu farmaceutik dhe ai spitalor do të jenë nën vëzhgimin e rreptë të Autoritetit të Konkurrencës përgjatë këtij viti, për shkak të rolit të madh që do të vazhdojnë të kenë për shkak të Covid-19.

Në fillim të pandemisë, depot farmaceutike rritën ndjeshëm në mënyrë abuzive çmimet e materialeve paramjekësore, si maskat, dorezat, alkooli dhe dezinfektantët, duke krijuar kosto të larta për konsumatorët.

Konkurrenca vendosi të niste një hetim paraprak në këtë treg, ku si rezultat, gjatë muajit tetor ndëshkoi 10 kompani me nga 2 milionë lekë gjobë për mosdhënie informacioni dhe 14 kompani me nga 1 milion lekë gjobë për mosrespektimin e vendimit, duke hapur hetim të thelluar që mund të prodhojë ndëshkime të reja.

Ndërsa u konstatua edhe një monopol për një prej vaksinave të gripit, duke detyruar importuesin ta shiste tek të gjitha farmacitë.

Përgjatë këtij viti, pritet që monitorimi të shtrihet tek çmimet që klinikat dhe spitalet ofrojnë për shërbimet e ndryshme që lidhen me Covid-19, nga ekzaminimet për testet serologjike dhe tamponët, tek kostoja e shtrimit dhe trajtimit mjekësor, për t’u siguruar që nuk ka marrëveshje të fshehta mes tyre për të rritur çmimet në kurriz të konsumatorëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë