Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Divorci 2,1 miliardë dollarë. Kim Kardashian dhe Kanye West, në garë kush të përfitojë më shumë

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 21:12 | Showbiz

Do të jetë padyshim një nga divorcet më të shtrenjta në histori ai mes yllit të showbiz-it, Kim Kardashian dhe reperit Kanye West.

Çifti që u lidh në martesë në vitin 2014, në një ceremoni luksoze, edhe ndarjen do ta ketë po aq të kushtueshme: plot 2,1 miliardë dollarë. Teksa divorci zyrtarisht duket të jetë pas dere, palët kanë nisur negociatat se kush do të përfitojë më shumë nga ndarja. Bëhet fjalë për prona të paluajtshme që çifti i ka blerë bashkë 6 vitet e fundit, vila në Kasablanka, Uajoming, Kaliforni, Manhatan apo makina miliona dollarëshe si Mercedes, McLaren, Lamborghini, Bentley apo Aston Martin, me vlerë nga 200 mijë deri në 1 milionë dollar secila.

Sipas prestigjozes “Forbes”, në moshën 40-vjeçare Kim Kardashian, nënë e 4 fëmijëve, ka një pasuri neto prej 950 milionë dollarësh, që vetëm rritet nga dita në ditë, pasi vetëm një postim i saj në Instagram vlen 1 milion dollar.

Gati 1 miliard dollarë pasuri gëzon edhe reperi e stilisti West, i cili vitin e shkuar shpalli kandidaturën për President të SHBA. Marrëveshja multi-miliona dollarëshe e divorcit tashmë është mbi tryezë dhe bashkëshortët do të duhet të dakordësohen se si do të ndajnë 2,1 miliardë dollar. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë