Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbeten në fuqi masat e deritanishme të Covid-19, Manastirliu: Rritje e rasteve në 44 bashki

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 14:00 | Aktualitet
Mbeten në fuqi masat e deritanishme të Covid-19, Manastirliu: Rritje e

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se do të qëndrojnë në fuqi masat e deritanishme sa i takon situatës ë koronaviruisit në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat ajo theksoi se ka patur rritje ta rasteve të koronavirusit në 44 bashki në vend nga 50 bashki.

“Rritje incidencës dyjavore në 14 ditët e fundit e krahasuar 217 raste të reja për 100 mijë banorë dhe një rritje me 260 raste në 14 ditët e fundit.

Nga ana tjetër kemi një tjetër të numrave të rasteve në bashki, rritet numri i bashkive nga 44 në 50 bashki me një mesatare prej rasteve”.  

Përsa i përket numrave të pacientët e shtruar në spitale ka rritje të rasteve, por që mbetet e qëndrueshme, theksoi Manastirliu.

“Rritja në spitale e qëndrueshme. Nuk jemi në situatë alarmante, por që duhet të kemi kujdes të shtuar dhe rritje të vigjilencës për të parandaluar çdo rritje të mëtejshme  mesatare 273 shtrime 14 ditore. Rastet e pacientëve në terapi intensive rritje nga 31 në 33 pacientë.

Shfrytëzimi i shtretërve në spitalet Covid 1 e 2 kemi një zënie me 45.6% në Covid 1 dhe 34.7% në Covid 2”.

Në të gjithë vendin vijon testimi në komunitet për të gjurmuar e hetuar çdo rast në kohën e duhur, ndërsa efekti i rritjes së qëndrueshme, sipas ministres vjen si pasojë e festave të fundvitit.

Ministrja Manastirliu njoftoi gjithashtu se mësimi në universitet do të vazhdojë online, ndërsa do të shtyhet deri më 1 shkurt pezullimi i fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë