Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Me uniforma të bardha në fushën e mbuluar nga bora, lojtarët e Sivasspor bëhen të “padukshëm”

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 20:28 | Futboll

Ndeshja e sotme e kampionatit turk të futbollit mes Basaksehir dhe Sivasspor është bërë virale. Arsyeja nuk ishte rëndësia e saj, por fakti se në Stambollin e mbuluar nga dëbora, ekipi mik zbriti në fushë me uniforma krejtësisht të bardha.

Nga pamjet është pothuajse krejtësisht e pamundur që të dallosh lojtarët e Sivassporit në fushë, ndërkohë që portokallia e uniformës së Basaksehir i lejoi telespektatorët të dallonin qartë futbollistët vendas.

Në Twitter, nisën talljet me të tilla pamje: “Edhe pse nuk duket, janë dy skuadra në fushën e lojës. Shikoni mirë, pasi lojtarët e Sivassporit janë aty”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë