Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ngrica në verilindje, rekomandohet kalimi me zinxhirë në disa zona. Probleme me energjinë në disa fshatra

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 10:37 | Aktualitet

Qarku i Kukësit vijon të jetë i mbërthyer nga moti i ftohtë dhe acari, çka ka sjellë edhe ngrica e akull në rrugë. Si pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore nacionale dhe rurale në segmente të veçanta janë përfshirë nga ngricat ndërsa po punohet për kriposjen e atyre segmenteve ku paraqiten problematika.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi në disa zona ka edhe ngrica. Drejtuesit e automjeteve  duhet të reduktojnë shpejtësinë si edhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Edhe në rrugën e kombit nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Më shume se 10 borëpastruese u  janë të angazhuar për pastrimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës, nga tuneli i Kalimashit drejt Morinit.

https://youtu.be/T8PpqoSK9f8
https://a2news.com/2021/01/16/trashesia-e-bores-arrin-deri-ne-30-cm-ne-korce-veshtiresi-ne-levizje-dhe-probleme-me-energjine/

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë qarkun Kukës. Por ende disa fshatra kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Pa energji aktualisht janë fshatrat Berbat, Pac, Salcë dhe Hysenukaj nga bashkia Tropojë. Pa energji në Bashkinë Kukës, janë Njësitë Administrative Bushtricë, Gryk –Çaj dhe  Ujmisht. Punonjës të OSHEE Kukës dhe Tropojë, prej ditësh dhe në kushte të vështira të motit dhe terrenit kanë punuar dhe po punojnë në këto zona për të zëvendësuar shtyllat e dëmtuara, linjat dhe izolatorët.

https://a2news.com/2021/01/15/pamje-mbreselenese-nga-bora-ne-llogora/

A2 CNN Livestream

Dita jonë