Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përdhunoi një grua në rrugë, tamponi gjen fajtorin 14 vite më vonë

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 21:31 | Bota
Përdhunoi një grua në rrugë, tamponi gjen fajtorin 14 vite

14 vite më parë, përdhunoi në rrugët e Milanos një grua, e cila po shkonte në punë. Sot, autori i krimit është identifikuar më në fund, falë ADN-së.

Një algjerian 49-vjeçar, i cili ndodhet në burg që nga viti 2017 për disa krime të tjera, është identifikuar nga policia italiane si autori i një përdhunimi të ndodhur para shumë vitesh. Gjithçka u zbulua falë ADN-së së gjetur në disa cigare që u sekuestruan atëherë dhe tamponit që iu bë të burgosurit në burgun e San Vittores.

Ngjarja ka ndodhur në 20 gusht 2006, kur në 6 të mëngjesit, gruaja në fjalë u shfaq në spital e shokuar dhe tregoi se ishte sulmuar nga një burrë i panjohur, kur po shkonte në këmbë për në punë. Burri i ishte afruar duke e pyetur sa është ora dhe pasi i kishte zënë rrugën, i kishte mbyllur gojën dhe e kishte tërhequr në një zonë pa njerëz, ku e kishte përdhunuar nën kërcënimin se do ta godiste me tullë në kokë.

Kur kishte ikur, i kishte marrë edhe varësen e floririt, bashkë me celularin.

Në atë kohë nuk u arrit dot të identifikohej autori dhe hetimet ishin mbyllur. Deri në 30 nëntor 2020, 14 vite më vonë, kur pati një përputhje mes ADN-së së gjetur në atë kohë te cigaret me ADN-në e marrë nga tamponi i bërë së fundmi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë