Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tjetër deputet i LSI-së kalon te PS-ja

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 19:07 | Politikë
Tjetër deputet i LSI-së kalon te PS-ja

Deputeti i LSI-së për Beratin, Gledion Rehovica, ka njoftuar largimin e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me Partinë Socialiste.

Rehovica shprehet se vendimi i tij ishte i imponuar nga sjella politike e LSI-së, që, sipas tij, i ka thyer besimin.

“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë krenare dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”, tha Rehovica.

Pak ditë më parë, edhe Nasip Naço, i po të njëjtit qark, braktisi LSI-në duke kaluar me PS-në.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani