Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trafikimi i sirianëve, ndalohet 32-vjeçari që i strehonte

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 15:08 | Kronikë
Trafikimi i sirianëve, ndalohet 32-vjeçari që i strehonte

Ndalohet një tjetër shtetas për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Burime për A2 bëjnë me dije se ndalimi i shtetasit Qazim Ismailaj, 32 vjeç, nga fshati Trevllazër në Vlorë, është bërë në datë 15 janar, nga Policia e Vlorës.

Shtetasi dyshohet se ka strehuar shtetasit sirianë, ndërsa identifikimi i banesës në pronësi të tij është bërë nga deklararat e marra nga shtetasit sirianë.

Pas shtetasit Fatos Dusha, i ndaluar në Tiranë, Ismailaj është personi i dytë i ndaluar për ngjarjen e datës 9 janar, ku në det u arritën të shpëtohen shtetasit sirianë pas dëmtimit që pësoi mjeti lundrues që do t’i dërgonte drejt Italisë.

https://a2news.com/2021/01/13/trafikimi-i-sirianeve-lihet-ne-burg-shqiptari-i-vetem-i-arrestuar/

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet një 31-vjeçar, i dyshuar si autori i dytë i kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi:

Q. I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë