Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trashësia e borës arrin deri në 30 cm në Korçë, vështirësi në lëvizje dhe probleme me energjinë

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 08:24 | Aktualitet

Reshjet e borës në qarkun e Korçës kanë vijuar edhe përgjatë natës së mbrëmshme, ndërsa trashësia e saj ka arritur në 10-30 cm. Sipas të dhënave nga autoritetet edhe pse është punuar gjatë natës sërish lëvizja në disa akse bëhet me zinxhirë. Në drejtim të Dardhës dhe Voskopojës duhet përdorimi i tyre. Në Qafë Qarr po ashtu është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Qafë Thana gjithashtu ka vështirësi lëvizje pasi dëbora shkon në 20-30 në këtë zonë.

Sa i përket njësive administrative lëvizja vetëm me zinxhirë. Në Pogradec njësia Proptisht vijon të jetë pa energji, ajo furnizohet me fiderin e Librazhdit, por ende nuk është gjetur defekti. Probleme. Në njësinë Dardhas vijon të jenë disa fshatra të izoluar ndërsa në njësitë e tjera lëvizja bëhet me zinxhirë.

Në zonën e Maliqit ka probleme me energjinë në fshatrat e Moglicës, 50% e fshatit është pa energji elektrike prej dy ditësh. Janë këputur telat si pasojë e linjës së amortizuar. Ndërkohë janë të izoluar disa fshatra, kurse fshati Mesmali është izoluar prej 2 ditësh.

Ndërkohë edhe qarku i Vlorës është përfshirë nga reshjet e borës. Akset Vlorë- Himarë të kalueshme në Qafën e Llogorasë. Po ashtu aksi Gjirokastër-Sarandë i kalueshëm në Qafën e Muzinës.

Gjatë natës është bërë edhe pastrimi i akseve dhe hedhja e kripës. Rekomandohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes, në këto akse nuk janë të nevojshëm zinxhirët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani