Basha poston videon: Rama gënjeu shqiptarët dhe për çmimin e energjisë, duhet të largohet

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 11:12 | Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku shfaqet kryeministri Edi Rama ndërsa premton uljen e taksës për energjinë elektrike, një premtim ky që sipas tij nuk është mbajtur.

Kreu i demokratëve shkruan se Edi Rama gënjeu se do të ulte çmimin e energjisë dhe kjo është një tjetër arsye pse ai duhet të largohet.

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu - ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha përkrah videos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos