Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

I bezdisur nga turistët, tigri i Bengalit tërheq makinën 1.8 tonëshe

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 10:01 | Kapur në kamera

Pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur një tigër bengali u filmua duke u përpjekur të shqyente parakolpin e një xhipi turistik, para se të arrinte të tërhiqte automjetin 1.8 tonësh.

Pasagjerët që udhëtonin përmes Parkut Kombëtar Bannerghatta në Bangalore shikonin me frikë kur “macja” e madhe shtrëngonte dhëmbët rreth pjesës së pasme të “Mahindra Xylo”

Edhe pse kishte të paktën katër pasagjerë brenda automjetit 1.8 tonësh, tigri arriti ta tërheqë atë për disa metra. Mesa duket i kishin ardhur në "majë të hundës" turistët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë