Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndërron jetë në burg Phil Spector, ishte dënuar për vrasjen e aktores së famshme

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 18:45 | Showbiz

Producenti muzikor amerikan Phil Spector ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, ndërsa po vuante dënimin për vrasje.

Në karrierën e tij muzikore, Spector ka punuar me Beatles, Righteous Brothers, Ike dhe Tina Turner. Në vitin 2009, ai u dënua për vrasjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson, një ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2003.

Vdekja e Phil Spector u konfirmua edhe nga autoritetet në Kaliforni. “Phillip Spector u shpall i vdekur për shkaqe natyrore pasditen e së shtunës në spital. Shkaku zyrtar i vdekjes do të përcaktohet nga ekzaminimet mjekësore”, thuhej në deklaratë.

Karriera e tij e pasur në muzikë u shkatërrua nga varësia që Spector kishte nga droga dhe alkooli. Në shkurt të vitit 2003, aktorja Lana Clarkson u gjet e vdekur në shtëpinë e tij në Alhambra, Kaliforni, me një plagë në kokë e shkaktuar nga një armë zjarri.

Spektor pretendoi se shkrepja e armës kishte qenë aksidentale, por katër gra të tjera dëshmuan se ai e kishte kërcënuar aktoren me armë edhe në të kaluarën. Për këtë ngjarje, ai u dënua me 19 vite burg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë