Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Britania e Madhe vaksinon 4 milionë persona, synon të gjithë popullsinë e rritur në qershor

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 12:00 | Bota
Britania e Madhe vaksinon 4 milionë persona, synon të gjithë

Ndërkohë që rrugëtimi i vendeve të tjera europiane drejt vaksinimit duket si një maratonë, në Britaninë e Madhe ajo i ngjan më shumë një gare shpejtësie si 200 metrat në Olimpiadë.

Vendi ka arritur rreth 4 milionë persona të vaksinuar, shifra më e lartë në kontinent, dhe nga kjo javë do të rrisë edhe më shumë shpejtësinë e 140 vaksinave në minutë, duke i shtuar 10 qendra vaksinimi atyre ekzistuese, që janë 7, ku përfshihen godina të mëdha si stadiume, por edhe katedrale.   

Synimi i ekzekutivit britanik është vaksinimi i të gjithë kategorive më në rrezik, që përfaqësojnë 88% të vdekjeve, deri në fund të shkurtit dhe në mars vaksinimin e të gjithë personave mbi 50 vjeç¸ që përfaqësojnë 99% të humbjeve të jetës.  

Pas kësaj faze, masat e karantinimit mund të lirohen në pjesën e tyre më të madhe, sipas mendimit të kryeministrit Boris Johsson, që për atë datë ka vënë një bast politik që po nuk u realizua mund t’i kushtojë edhe postin.

Sipas Autoriteteve, e gjithë popullsia në moshë madhore duhet të jetë e vaksinuar brenda shtatorit, por me ritmet e vaksinimeve të këtyre ditëve, që do të jenë tashmë aktive 24 orë në ditë, objektivi mund të arrihet në qershor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu