Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Këngëtarja tregon si e qëlloi peshkaqeni në fytyrë

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 16:54 | Showbiz
Këngëtarja tregon si e qëlloi peshkaqeni në fytyrë

Anne-Marie, këngëtarja e hitit “Don’t Play”, është gjithnjë në kërkim të aventurave, edhe pse disa prej tyre mund të rezultojnë të rrezikshme.

Ndërsa ndodhej në Afrikën e Jugut, 29-vjeçarja pati mundësinë të shihte nga afër disa peshkaqenë, madje u godit nga një prej tyre.

"Aktivitetet emocionuese i kam të domosdoshme kur jam me pushime. Kur isha në një turne në Afrikën e Jugut u futëm në një kafaz për të parë peshkaqenë. Ishte ftohtë dhe një nga peshkaqenët na u afrua shumë. Ai notoi pranë meje dhe më qëlloi me bisht në fytyrë. Isha në shok", deklaroi këngëtarja.

Ajo tregoi se gjatë udhëtimit të saj në Afrikë, vizitoi malin Tabela, shkoi në safari dhe pa nga afër disa nga krijesat më të rrezikshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë