Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kim Kardashian feston arritjen e madhe në Instagram

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 11:03 | Showbiz

Kim Kardashian është një ikonë e rrjeteve sociale dhe të dielën e tregoi edhe një herë këtë gjë duke arritur kuotën e 200 milionë ndjekësve në Instagram.

40-vjeçarja postoi disa “selfie” provokuese për të festuar me fansat këtë arritje.

“200 MILIONË. Faleminderit për kaq shumë dashuri që më falni”, shkroi Kim Kardashian në Instagram.

Ndërkohë, duket se në jetën private gjërat nuk po ecin kaq mirë. 40-vjeçarja është në prag divorci me Kanye West, reperin me të cilin u martua në vitin 2014. Palët kanë nisur negociatat se kush do të përfitojë më shumë nga ndarja. Bëhet fjalë për prona të paluajtshme që çifti i ka blerë bashkë 6 vitet e fundit, vila në Kasablanka, Uajoming, Kaliforni, Manhatan apo makina miliona dollarëshe si Mercedes, McLaren, Lamborghini, Bentley apo Aston Martin, me vlerë nga 200 mijë deri në 1 milion dollarë secila.

Sipas prestigjozes “Forbes”, në moshën 40-vjeçare Kim Kardashian, nënë e 4 fëmijëve, ka një pasuri neto prej 950 milionë dollarësh, që vetëm rritet nga dita në ditë, pasi vetëm një postim i saj në Instagram vlen 1 milion dollarë.

Gati 1 miliard dollarë pasuri gëzon edhe reperi e stilisti West, i cili vitin e shkuar shpalli kandidaturën për president të SHBA-së. Marrëveshja multi-miliona dollarëshe e divorcit tashmë është mbi tryezë dhe bashkëshortët do të duhet të dakordësohen se si do të ndajnë 2,1 miliardë dollarë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë