Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Nafta pa akcizë, të shmangen abuzimet me skemën, problem në të kaluarën

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 15:12 | Ekonomi
Nafta pa akcizë, të shmangen abuzimet me skemën, problem në

Skema e furnizimit të fermerëve me naftë pa akcizë ka si avantazh kryesor uljen e kostove, një problem që penalizon jo pak bujqësinë shqiptare dhe që në finale rëndon te konsumatorët, që i blejnë shtrenjtë produktet bujqësore.

Por për ekspertin Shkëlzen Marku e rëndësishme është që të shmangen abuzimet me këtë skemë, që në momentin e nisjes së saj, pasi eksperienca në të kaluarën me skemën e naftës pa akcizë në bujqësi tregoi të kundërtën: nafta nuk u përdor për të punuar tokën, por për të furnizuar automjetet.

Por, që fermerët të përfitojnë nga skema e naftës pa akcizë duhet të regjistrohen dhe të pajisen me nipt. Afati për t'u vetëdeklaruar nëpërmjet portalit e-albania është 25 shkurti.

Eksperti i bujqësisë, Shkëlzen Marku, shpjegon se fermerëve duhet t’u jepet i gjithë informacioni i nevojshëm për përfitimet që kanë nga pajisja me NIPT, pasi ata i tremben regjistrimit për shkak të taksave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani