Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Si te filmi "The Terminal", jetoi tre muaj i fshehur në aeroport

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 19:53 | Lifestyle

Një burrë nga kalifornia i cili ishte i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid, jetoi i pazbuluar në Aeroportin O'Hare të Çikagos për tre muaj.

33-vjeçari, Aditya Udai Singh, u arrestua të shtunën në mëngjes me kohën lokale dhe u akuzua për falsifikim në një zonë të kufizuar të aeroportit dhe vjedhje prej më pak se 500 dollarë, konfirmoi departamenti i policisë i Çikagos për CNN.

I riu ka jetuar në në zonën e sigurisë së aeroportit nga 19 tetori deri më 16 janar. Por, Singh u pikas nga dy punonjës të United Airlines të cilët kërkuan të shihnin letërnjoftimin e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu