Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Brataj, apel politikës: Të gjitha partitë të drejtohen nga shëndetësia, vetëm 200 pacientë u trajtuan jashtë

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 22:27 | Aktualitet
Brataj, apel politikës: Të gjitha partitë të drejtohen nga

Në “Absolut 4” në A2, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se politika duhet të drejtohet nga shëndetësia për të zgjidhur njëherë e mirë të gjitha problemet.

“Të gjitha partitë politike të drejtohen nga shëndetësia. Në 68 mijë të infektuar, 200 u trajtuan jashtë. Nuk mund të ikësh askund pa u trajtuar në fillim këtu te ne, nuk të pranon kush. Te shëndetësia të ulen mirë dhe t’i dëgjojnë të gjithë që të dalin të gjitha problemet, në mënyrë që përgatitjet të jenë të menjëhershme.

Shkenca duhet të ishte pararojë siç u bë në shumë vende të botës. Gjërat bazë mund të bëhen më së miri dhe kontribuojnë”, tha Brataj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë