Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Conte kalon sfidën e parë, i mbijeton votëbesimit në Dhomën e Ulët, sot testi në Senat

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 10:52 | Bota
Conte kalon sfidën e parë, i mbijeton votëbesimit në

Kryeministri Italian Giuseppe Conte siguroi mbështetjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit, në të parin e dy votëbesimeve kyçe me të cilat përballet këtë jave, e që do të përcaktojnë të ardhmen e qeverisë së tij.

Conte fitoi një shumicë absolute në votëbesimin e dhomës së deputetëve mbrëmjen e së hënës. Nëse do të kishte humbur, 56-vjeçari do të duhej te jepte dorëheqjen.

Procesi do të përsëritet edhe në Senat, ditën e sotme. Ekzistenca e qeverisë së brishtë mes lëvizjes së 5 Yjeve dhe Partisë Demokratike, u vu në pikëpyetje partia e ish-kryeministrit Matteo Renzi, Italia Viva, u tërhoq nga koalicioni për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me planin për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Conte, i cili nuk është anëtar i asnjërës prej partive në pushtet, fitoi votëbesimin në Dhomën e Ulët me 321 vota pro dhe 259 kundër, pas i kërkoi ndihmë deputetëve liberalë pro-europianë përmes një fjalimi të pasionuar.

https://a2news.com/2021/01/18/kriza-politike-ne-itali-conte-mbron-punen-e-qeverise-para-votebesimit/

 “Po ju kërkoj sot të na ndihmoni për të rinisur me shpejtësinë maksimale, për të shëruar plagët që na shkaktoi kjo krizë e për të rikonfimuar paktin tonë të besimit me qytetarët”, ishin fjalët e tij.

Conte do të përballet me një test më të vështirë në Senat, ku qeveria ka një shumicë më të lehtë, madje edhe me 18 senatorët e Italia Viva. Analistët thonë se numrat mbetet të pasigurt, por kryeministri mund të sigurojë votat e nevojshme për të mbijetuar, nëse senatorët e Renzit do të abstenojnë, ashtu si kanë paralajmëruar. Megjithatë, në këtë rast Italia do të kishte një qeveri pakice, e cila do të ta kishte ekstremisht të vështirë të miratonte legjislacionet.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani