Gara e PD në Lezhë dhe Korçë, Marku dhe Spaho: Do të thellojmë diferencën me mandate
Mark Marku dhe Edmond Spaho janë të qartë në projeksionet e tyre për mandatet që duan të fitojnë në Lezhë dhe Korcë. Dy drejtuesit e sapoemëruar të qarqeve kërkojnë që diferencën me kundërshtarin ta kenë me të paktën me 2 deputetë.
Mark Marku u kritikua se ndodhej në konflikt interesi me pranimin e angazhimit të ri, për aq kohë sa kishte qenë në Komisionin e Vlerësimit të kandidaturave për deputetë të PD-së. Por ai nuk e sheh të tillë. Beteja nuk do të jetë e lehtë dhe do të kërkojë sakrifica sipas Spahos.
Në Korcë në zgjedhjet e 2017-s, me një tjetër pedagoge në krye të listës, Valentina Dukën, PD mori 4 mandate, në Lezhë 3.