Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kolumbi, ekzekutimi kapet nga kamerat e sigurisë

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 15:06 | Kapur në kamera

Kamerat e sigurisë në një kafene në Kolumbi kanë fiksuar momentin e tmerrshëm të ekzekutimit të një 31-vjeçari në mes të ditës.

Viktima, e identifikuar si Jhon Tovar, po qëndronte ulur në një tavolinë në trotuar, jashtë lokalit, ku po konsumonte një pije, kur një person me kaskë motoçiklete i afrohet dhe e qëllon në kokë. Sipas autoriteteve, atentatori qëlloi të paktën me tre plumba.

Pasi kryen ekzekutimin ai largohet me nxitim, ndërsa dëshmitarët okularë, largohen të tronditur, përveç një klienti, i cili ishte me kurriz dhe e kupton me vonesë se çfarë kishte ndodhur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë