Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Komisioneri Varhelyi jep lajmin e rëndësishëm: Mekanizëm i ri për vaksinat në Ballkan

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 17:32 | Bota
Komisioneri Varhelyi  jep lajmin e rëndësishëm: Mekanizëm i

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka dhënë lajmin e shumëpritur nga të gjithë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se BE shumë shpejt do të ngrejë një mekanizëm të ri për sigurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi shtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet që vaksinat të sigurohen sa më shpejt.

“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të shikohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan Varhelyi.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka lëshuar disa kritika ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mënyrën se si e la jashtë sipas tij Ballkanin Perëndimor nga sigurimi i vaksinës antiCovid.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli