Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 24 milionë të infektuar në SHBA, në Kaliforni 3 mln raste

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 10:15 | Bota
Mbi 24 milionë të infektuar në SHBA, në Kaliforni 3 mln

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë tejkaluar 24 milionë raste me koronavirus dhe po i afrohet numrit të 400 mijë viktimave, më saktësisht 398 981. Sipas të të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara regjistruan 137 885 raste të koronavirusit dhe 1381 vdekje të lidhura me sëmundjen, në 24 orët e fundit.

Deri më tani, janë administruar 12 279 180 doza të vaksinave dhe 31 161 075 doza të shpërndara.

Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që tejkalon pragun e tri milionë rasteve të koronavirusit.

Numri i infeksioneve në shtetin më të populluar të SHBA-së është trefishuar në vetëm dy muaj dhe aktualisht është në 3 005 830, përfshirë 33 623 vdekje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani