Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

I dënuar për trafik droge, sekuestrohet pasuria 5 mln euro e Sokol Markut

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 19:45 | Kronikë
I dënuar për trafik droge, sekuestrohet pasuria 5 mln euro e Sokol

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestron preventive të pasurive të shtetasit Sokol Marku, i dënuar në vitin 2013 nga kjo gjykatë me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sekuestrimi i pasurive të Markut është bërë pasi dyshohet se ato janë vendosur si pasojë e aktivitetet kriminal që ky shtetas ka zhvilluar në fushën e narkotikëve.

Këtij shtetasi i janë vendosur nën sekuestro 18 automjete lukzoze, dy lokale dhe 10 pasuri të paluajtshme të cilat arrijnë afërsisht vlerën e 5 milionë eurove. Gjithashtu janë sekuestruar dhe disa pasuri që ky shtetas i kishte në emër të familjarëve të tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani