Juve dhe Napoli përballen sot për Superkupën e Italisë

Përditësuar më: 20/1/2021, ora 09:37
ronaldo insigne 1024x576

Juve dhe Napoli përballen sot për Superkupën e Italisë

Përditësuar më: 20/1/2021, ora 09:37

Luhet sot në mbrëmje finalja e Superkupës së Italisë. Juventus sfidon Napolin, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të zbresin Lazion nga froni.

Për bardhezinjtë, trofeu do të rikthente qetësinë dhe buzëqeshjen, pas humbjes në derbin e Italisë kundër Interit.

Përballë është Napoli i Gennaro Gattuso, që vjen nga një formë e shkëlqyer, pas fitores me goeladë në fundjavë kundër Fiorentinës.

Juventus-Napoli luhet sot në orën 20:45, në Mappei Stadium, të rajonit të Rexho Emilias.