Kupa e Italisë/ Eliminohet Roma e Kumbullës, në çerekfinale Spezia e Ardian Ismajlit

Përditësuar më: 20/1/2021, ora 09:46
roma 869x579

Kupa e Italisë/ Eliminohet Roma e Kumbullës, në çerekfinale Spezia e Ardian Ismajlit

Përditësuar më: 20/1/2021, ora 09:46

Katastrofë e Romës në Kupën e Italisë. Skuadra kryeqytetase, pretendente për titull në Serinë A, është jashtë kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Itali, ndërsa në çerekfinale ka kaluar Spezia e Ardian Ismajlit.

Skuadra e futbollistit shqiptar triumfoi 4-2 pas shtesave. 90 minutat e rregullta përfunduan në barazim 2-2, pasi Spezia kishte kaluar në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë. Rezultati më pas është i bujshëm edhe për faktin se Roma mbeti me 9 futbollistë pas minutës së 91.

Fillimisht, Mancini e më pas portieri Pau Lopez si pasojë e një daljeje të gabuar, u ndëshkuan me karton të kuq, duke e bërë mjaft të thjeshtë për kundërshtarët. Spezia kaloi sërish në avantazh me Verden dhe shënoi golin e katërt në sekondat e fundit, duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm.

Në çerekfinale, ekipi i Ismajlit gjen Napolin e Elseid Hysajt. Roma, nga ana tjetër, veç eliminimit, rrezikon nga Federata Italiane edhe penalizim për shkak të një episodi në kohën shtesë. Verdhekuqtë shkelën rregulloren, duke kryer 6 zëvendësime, diçka që nuk është e lejueshme, por arbitri nuk mund të ndërhyjë në të tilla raste.

Më e pakta për Romën është humbja 3-0 në tavolinë dhe jo me rezultatin final të 120 minutave të luajtura.