Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez "rrëmbejnë" vëmendjen gjatë inaugurimit të Biden

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 17:54 | Showbiz

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, kanë performuar në ceremoninë e inaugurimit për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden.

Për të kënduar himnin amerikan, Gaga kishte përzgjedhur një fustan balloje ku miksohej ngjyra e zezë, e kuqe dhe gold. Këngëtarja bëri fushatë për Biden gjatë fushatës, duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.

https://youtu.be/ZCZ_-SbRYhk

Pas saj, në skënë u shfaq ylli i popit, Jennifer Lopez, e cila interpretoi "America the Beautiful." Ajo i kishte qëndruar krejtësisht besnike ngjyrës së bardhë, kombinuar me stoli të mëdha.

https://youtu.be/yjHAk9M4RlA

Më vonë, pritet që Tom Hanks do të drejtojë një program special televiziv. Me titull “Celebrating America”, programi 90-minutësh në kohën kryesore do të përfshijë gjithashtu muzikantët amerikanë Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake dhe Ant Clemons dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC.

A2 CNN Livestream

Dita jonë