Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Meta uron Biden si presidenti i 46 i Amerikës: Marrëdhëniet tona do të zhvillohen më tej

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 18:15 | Aktualitet
Meta uron Biden si presidenti i 46 i Amerikës: Marrëdhëniet tona

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka uruar Joe Biden për marrjen e detyrës si president i 46 të SHBA.

Meta shkruan se jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej.

“Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale”, shkruan Meta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli