Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ministria e Shëndetësisë: Kemi kapacitet për ruajtjen e 250 mijë vaksinave në temperaturën -70 °C

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 17:36 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: Kemi kapacitet për ruajtjen e 250

“Aktualisht Shqipëria ka kapacitetet e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat antiCOVID. Nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, kapacitetet aktuale për ruajtjen e vaksinave në temperaturën -70 °C janë për 250,000 doza vaksine njëherësh, për vaksinën e Pfizer. Për vaksina si ajo e Modernës, që kërkojnë një temperaturë ruajtje -20 °C, kapacitetet janë për të pritur 950,000 doza vaksine njëkohësisht. Ndërsa për sa i përket kapaciteteve të zinxhirit ftohës, për vaksina si Astra Zeneka, etj, që kërkojnë temperaturë 2-8 °C, janë kapacitetet për të pritur deri në 7 milion doza, me shtrirje kapilare në të gjithë vendin”.

Ky është një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë pas një inspektimi të kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë, e sapo rikonstruktuar, në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.

“Kjo qendër shëndetësore 24-orëshe ofron shërbim për 14 mijë banorë dhe në kuadër të programit tonë të 300 qendrave shëndetësore, tashmë është rehabilituar. Edhe në kohë pandemie, ia kemi dalë që gjatë 2020-ës, të vijonim me programin tonë të rehabilitimit dhe tashmë kjo qendër është transformuar totalisht”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se po kryhet organizimi për të shtrirë në mënyrë kapilare vaksinimin në të gjithë rrjetin e qendrave shëndetësore.

“Kushtet e zinxhirit ftohës janë edhe në këtë qendër. Por në fakt, edhe në situatën e Covid dhe tani me fillimin e vaksinimit, përveç qendrave të përqendruara të vaksinimit, në varësi të llojit të vaksinave, jemi organizuar që i gjithë zinxhiri ftohës i temperaturave 2-8 gradë të jetë funksional”, tha Manastirliu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë